Shkolla e Magjistraturës më datë 25 maj 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Riti gjykimor pranë gjykatave administrative. Problematika të praktikës gjyqësore në drejtim të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Administrative të Apelit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Gentian Medja, Selvie Gjoçaj
Lehtësues: Enisa Shahini
Qëllimi i këtij trajnimi është: T’u ofrojë magjistratëve një kuadër të qartë konceptual mbi natyrën, qëllimin dhe funksionet e dy formave të shqyrtimit dhe një analizë sistematike të kuadrit ligjor shqiptar dhe të dispozitave kryesore të KPC-së e të ligjit nr. 49/2012.
Metodologjia e trajnimit është bashkëkohore dhe pragmatike. Synohet jo vetëm përvetësimi i njohurive teorike, por sidomos kultivimi i një tradite refleksive të vendimmarrjes procedurale, duke kuptuar se kur dhe pse dhoma e këshillimit nuk është më e mjaftueshme dhe duhet kaluar në seancë publike. Gjithashtu kjo metodologji bazohet në ushtrime praktike dhe pyetje për diskutim, që ndihmojnë në aplikimin e standardeve të prezantuara në situata reale.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kuadri ligjor i shqyrtimit të rekursit në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë;
- Standarde të jurisprudencës kushtetuese. Perspektiva krahasuese evropiane;
- Analizë e kuadrit ligjor procedural mbi shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit. Raste nga praktika në të cilat gjykata ka disponuar me prishje dhe kthimin e çështjes për rigjykim për shkak të ritit të gabuar të gjykimit të ndjekur nga gjykata administrative e shkallës së parë;
- Shqyrtimi në dhomë këshillimi kundrejt seancës publike në gjykatën administrative të shkallës së parë.;
- Jurisprudencë e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës